e-newsletter
15 Dhjetor 2015 - 15 Janar 2016
NE KËTË
NUMËR:
 
Mundësitë Erasmus+
Si të shkruajmë një CV Europass
  Përmbajtja:
Aktivitetet e EUIC-ve
Shqipëria dhe BE-ja
Mundësi
A e dini se?
Fotolajm

I dashur lexues,

Ne jemi të lumtur që të ndajmë me ju edicionin e janarit të buletinit të Rrjetit të Informimit të BE-së (EUIN). Në seksionet që vijojnë do të gjeni informacion mbi BE-në dhe procesin e integrimit të Shqipërisë, mundësitë në vazhdim, projekte të financuara nga BE-ja dhe shumë të tjera.

Në këtë numër do të mësoni rreth aktiviteteve të kryera nga Qendrat tona të Informimit të BE-së (EUIC) në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, përfshirë një sesion informues mbi mundësitë Erasmus+, trajnimet: “Si të shkruajmë një CV Europass” dhe dorëzimin e botimeve të Rrjetit të Informimit të BE-së në Drejtorinë Arsimore Rajonale të Shkodrës.

Gjatë këtij muaji kanë ndodhur ngjarje me rëndësi, si miratimi nga Komisioni Evropian i Programit 2016 për Shqipërinë që dhuron 89.7 milion € për ta mbështetur vendin në udhën e tij drejt anëtarësimit në BE, si dhe shpërblimin e BE-së për progresin e bërë nga vendi në Reformat e Punësimit dhe Aftësive dhe Administratës Publike. Veç kësaj, Delegacioni i BE-së në Shqipëri nënshkroi një marrëveshje financiare për mbështetjen e konsolidimit të Reformës Territoriale dhe Administrative në Shqipëri dhe Shkolla “Jordan Misja” u përzgjodh për të marrë pjesë në edicionin e vitit 2017 të veprimtarisë “Evropa Juaj, Fjala Juaj!”, asambleja vjetore rinore e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian që debaton mbi sfidat e mëdha që has Evropa.

Gjithashtu, ky buletin ofron informacion mbi trajnimet e paguara me Komisionin Evropian, trajnimin e zyrës TACSO për organizatat e shoqërisë civile mbi Përqasjen e Kuadrit Logjik dhe kurse interesante e-learning, si dhe një histori në foto të pritjes së Ambasadores së BE-së Romana Vlahutin me gazetarët me rastin e fundvitit.

Ne shpresojmë se do t’ju kënaqë leximi i buletinit tonë dhe se informacionet që do të gjeni aty do t’ju duken interesante!

Përzemërsisht,
Ekipi i Rrjetit të Informimit të BE-së në Shqipëri

Ndiq EUIN
në Twitter
Aktivitetet e EUIC-ve
 
 
13 janar 2017
Mundësitë Erasmus+
Rrjeti i Informimit i Bashkimit Evropian së bashku me Zyrën Erasmus+ në Shqipëri dhe shoqata “Përtej Barrierave” organizuan një sesion informues mbi Erasmus+ në Tiranë. Veprimtaria mblodhi të rinj të interesuar për mundësitë e ofruara nga Erasmus + dhe “Rinia në Veprim” për arsimin e lartë, trajnimin dhe punën vullnetare të siguruar në kuadrin e këtyre programeve për të rinjtë shqiptarë.
Mëso më shumë...
 
 
10 dhe 13 janar 2017
Si të shkruajmë një CV Europass
Qendrat e Informimit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë organizuan sesione trajnimi “Si të shkruajmë një CV Europass”. Pjesëmarrësit e rinj morën informacion dhe udhëzime se si të shkruajnë saktë një CV dhe një letër interesi për të paraqitur aftësitë dhe kualifikimet e tyre. Këto aftësi do t’u mundësojnë studentëve të plotësojnë aplikime të suksesshme për tregun e punës apo programe studime në kuadrin e Erasmus+. Pjesëmarrësit ndoqën një demonstrim hap pas hapi online se si të shkruajnë një CV në Portalin Europass.
Tirana | Shkodra | Vlora
 
 
10 janar 2017
Dorëzimi i botimeve të Rrjetit të Informimit të BE-së

Stafi i Qendrës së Informimit të BE-së në Shkodër dorëzoi botimet e Rrjetit të Informimit të BE-së në Drejtorinë Arsimore Rajonale Shkodër. Botimet edukative të Rrjetit të Informimit të BE-së përfshijnë tema për bujqësinë organike, mbrojtjen e mjedisit dhe rolin e Euro-s në tregun e BE-së, duke u ofruar informacion të qartë dhe të këndshëm fëmijëve nga 6 deri 12 vjeç.

Përfaqësuesi i Drejtorisë Arsimore Rajonale Entri Çaku theksoi rëndësinë e këtyre materialeve për informimin e mëtejshëm të nxënësve gjatë procesit mësimor.

Mëso më shumë...
 
Për më shumë
Për veprimtari dhe aktivitete të tjera të organizuara nga Qendrat e Informimit të BE-së në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, lutemi klikoni këtu!
 
Shqipëria dhe BE-ja
 
23 dhjetor 2016
Komisioni Evropian i dhuron Shqipërisë 90 milionë €

Komisioni Evropian miratoi Programin 2016 për Shqipërinë duke dhuruar 89.7 milionë € për ta mbështetur vendin në udhën e tij drejt anëtarësimit në BE. Programi ndjek politikën e zgjerimit "në fillim parimet" duke u fokusuar në fushat e shtetit ligjor, të drejtave themelore, qeverisjes së mirë, zhvillimit ekonomik dhe konkurrencës. Ai mbështetet në programet 2014 dhe 2015 në kuadrin e Instrumentit për Asistencë para Anëtarësimit (IPA II), që arrin një shumë totale prej 649.4 milionë € për Shqipërinë gjatë periudhës 2014-2020.

Programi mbështet veçanërisht zbatimin e strategjisë shqiptare për luftën kundër korrupsionit dhe reformën e gjyqësorit duke vazhduar programin e asistencës teknike EURALIUS.

Lexo më shumë...
 
20 dhjetor 2016
BE-ja mbështet Reformën Territoriale dhe Administrative në Shqipëri, nënshkruhet një marrëveshje e re
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri nënshkroi një marrëveshje financiare prej 3.5 milionë € që do të shkojnë në mbështetje të konsolidimit të Reformës Territoriale dhe Administrative në Shqipëri. Kontributi i BE-së në projektin STAR 2 është pjesë e shtimit të bashkëpunimit mes BE-së dhe Shqipërisë në fushën e qeverisjes vendore.

Shefi i Bashkëpunimit i Delegacionit të BE-së Yngve Engström nënshkroi marrëveshjen me Përfaqësuesin e UNDP Brian Williams.
Shikoni fotot e veprimtarisë...
 
20 dhjetor 2016
BE-ja shpërblen progresin e Shqipërisë në Reformat për Punësim dhe Aftësi dhe Administratën Publike

Komisioni Evropian i pagoi Shqipërisë 13 milionë € si shpërblim për performancën dhe progresin e deritanishëm në zbatimin e reformës për punësim dhe aftësi (6 milionë €) dhe reformën e administratës publike (7 milionë €). Përmirësimi në politikat dhe praktikat e punësimit është vendimtar për zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të Shqipërisë. Lidhur me rritjen e transparencës së administratës publike, përgjegjshmëria dhe efektiviteti i sektorit publik është thelbësor për ofrimin e një shërbimi më të mirë qytetarëve dhe bizneseve, për arritje rezultatesh në reformat strukturore dhe për zbatimin e legjislacionit të BE-së dhe praktikave të tij më të mira.

Këto reforma mbështeten nga një total prej 30 milionë € për zbatimin e strategjisë së punësimit dhe aftësive dhe 32 milionë € për reformën e administratës publike. Mbështetja e përgjithshme financiare në kuadrin e programit kombëtar të BE-së për Shqipërinë për periudhën 2014 -2020 arrin shumën 650 milionë € para grantesh.

Lexo më shumë...
 
20 dhjetor 2016
Të rinj nga Shqipëria thonë fjalën e tyre për të ardhmen e Evropës

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) përzgjodhi shkollën “Jordan Misja” nga Shqipëria për të marrë pjesë në edicionin e vitit 2017 të veprimtarisë “Evropa Juaj, Fjala Juaj! (YEYS)”, asambleja vjetore rinore e Komitetit që debaton mbi sfidat e mëdha që has Evropa.

Nga mbi 680 aplikime, u përzgjodhën me short të hapur 33 shkolla – një nga secili prej 28 Shteteve Anëtare të BE-së dhe 5 vende kandidate (Shqipëria, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia) në praninë e Zëvendës Presidentit të EESC Gonçalo Lobo Xavier dhe anëtarëve Katiana Vicens Guillén dhe Indrė Vareikytė.

Lexo më shumë...
 
15-16 dhjetor 2016
Forcimi i luftës kundër trafikut të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe municioneve në Ballkanin Perëndimor
Pjesëmarrësit e Forumit Ministror mbi Drejtësinë dhe Punët e Brendshme BE-Ballkani Perëndimor në Brdo, më 15-16 dhjetor 2016, miratuan një deklaratë ku njohin nevojën e ngutshme për të luftuar trafikun e paligjshëm dhe grumbullimin e armëve të zjarrit, pjesëve dhe komponentëve të tyre thelbësorë dhe municionit në Ballkanin Perëndimor dhe në BE, si dhe riafirmuan angazhimin e tyre të fuqishëm për të punuar së bashku për zgjidhje të përbashkëta për trajtimin e sfidave të sigurisë që prekin BE-në dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Lexo më shumë...
 
Mundësi
 
Trajnim i financuar me Komisionin Evropian
Regjistrimi për seancën e trajnimit tetor 2017 është hapur. Aplikoni për një trajnim të fiancuar për 5 muaj me Komisionin Evropian (ose organe ekzekutive dhe agjenci të institucioneve evropiane, si për shembull, Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm ose Agjencia Ekzekutive për Konkurrencën dhe Inovacionin).
Mëso më shumë...
 
Trajnim për organizatat e shoqërisë civile mbi Përqasjen e Kuadrit Logjik
Zyra TACSO në Shqipëri do të organizojë një trajnim 3 ditor mbi Përqasjen e Kuadrit Logjik (LFA) për organizatat e shoqërisë civile. Synimi i këtij trajnimi është rritja e njohurive dhe kapaciteteve të përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile mbi Përqasjen e Kuadrit Logjik (LFA), stadet e ndryshme të tij, si dhe hartimin e kuadrit logjik të projektit, duke përdorur hapat e duhur logjikë. Afati për paraqitjen e aplikimeve është 20 janar 2017.
Mëso më shumë...
 
Asistent me kohë të plotë i Këshilltarit Rezident për Binjakëzimin

Agjencia italiane e Doganave dhe Monopoleve në partneritet me Doganat e Përgjithshme franceze dhe Drejtorinë e Akcizave dhe Studiare Sviluppo Srl po zbaton aktualisht Projektin e Binjakëzimit të financuar nga BE-ja “Modernizimi i Administratës së Doganave Shqiptare” dhe kërkon të rekrutojë një Asistent për Këshilltarin Rezident të Binjakëzimit.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre (format Europass) dhe një letër interesi në anglisht deri më 23 janar 2017.

Mëso më shumë...
 
Kurse e-learning

Projekti ENV.net i financuar nga BE-ja, në bazë të kërkesave të mbledhura nga tryeza të rrumbullakëta, konferenca dhe nisma të tjera të organizuara me organizatat e shoqërisë civile në vendet partnere ka përgatitur kurse të veçanta mësimi përmes platformës së tij të mësimit në distancë. “Mbledhja e fondeve për organizatat e shoqërisë civile”, “Marrja e fondeve nga Bashkimi Evropian” dhe “Organizatat e shoqërisë civile dhe Pjesëmarrja” janë disa nga kurset e disponueshme falas.

Mëso më shumë...
 
A e dini se?
 
Malta mori Presidencën e Këshillit të BE-së më 1 janar deri më 30 qershor 2017?
Gjatë 6 muajve të ardhshëm presidenca malteze do të fokusohet në 6 fusha kyçe: migrimi, tregu unik, siguria, përfshirja sociale, fqinjësia e Evropës dhe sektori detar.
Mëso më shumë...
 
Kultura është në zemër të marrëdhënieve ndërkombëtare të BE-së?
Përqasja e re synon të nxisë bashkëpunimin kulturor mes BE-së dhe vendeve të tij partnere, si dhe të promovojë një rend global të bazuar në paqe, në shtetin ligjor, lirinë e shprehjes, mirëkuptimin e dyanshëm dhe respektin për vlerat themelore.
Mëso më shumë...
 
Fotolajm

Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin
organizoi një pritje me gazetarët me rastin e fundvitit.

Rrjeti i Informimit i BE-së
  www.euin.al
e-newsletter
15 Dhjetor 2015 - 15 Janar 2016